“Lidership pa vizion”/ Salianji ‘thumbon’ ish-kryeministrin: Protesta e PD-së po favorizon Ramën,Berisha ka hallin e…

“Lidership pa vizion”/ Salianji ‘thumbon’ ish-kryeministrin: Protesta e PD-së po favorizon Ramën,Berisha ka hallin e…

Ish-deputeti Ervin Salianji tha se protestat e Partisë Demokratike, por favorizojnë Edi Ramën, duke iu referuar protestës së fundit, ku u hodhën molotovë drejt ish vilës së diktatorit Hoxha. I ftuar në  një emision televiziv, Salianji tha se kjo solli reagimin e ambasadave, duke iu kthyer kundër PD-së. Ai deklaroi se PD ka mungesë vizioni te lidershipi dhe shtoi se Berisha i bën protestat sepse ka hallin e zgjedhjeve të PD-së që do të mbahen në Prill. “Arsye për të protestuar ka pafund, por strategji lidershipi nuk ka. Qeveria moralisht ka rënë, e kapur në një mijë skandale, por narrativa që ka lidershipi i PD, i shkon në favor Ramës, përfshirë edhe paqartësia strategjike. Diskutohet se u hodhën disa molotovë nëpër kazanë. Revolta e qytetarëve...