“Lëvizje e duhur nga GjL”, avokati Ndreca: Ka një tentativë agresive për të paraburgosur kaq shumë persona

“Lëvizje e duhur nga GjL”, avokati Ndreca: Ka një tentativë agresive për të paraburgosur kaq shumë persona

Avokati i kryebashkiakut, Erion Veliaj, Plarent Ndreca, ka folur në “Top Story” për nismën e Gjykatës së Lartë rreth ridiskutimit të vendimit unifikues të vitit 2011 për praktikën e masës së sigurimit të arrestit me burg dhe kohëzgjatjen e saj. Ai u shpreh se në vendet europiane shifrat e paraburgimit janë 20%, ndërsa në Shqipëri arrijnë në shifrat 60% sipas tij. Ndreca ndër të tjera e gjykon veprimin e Gjykatës së Lartë si të vonuar, duke shtuar se “gjykatat shqiptare e ka në mentalitet paraburgimin”. “Mendoj që është një veprim i vonuar sepse edhe siç e thamë, në shifra është përmbysur niveli i të burgosurve dhe të paraburgosurve. Në vendet e tjera paraburgosja është në shifrat 20%, ndërsa në Shqipëri të paraburgosurit janë 60%. Është...