‘Lëvizja Bashkë’ protestë para Kuvendit, Qori: Të bashkohemi për t’i përzënë zuzarët nga qeverisja

‘Lëvizja Bashkë’ protestë para Kuvendit, Qori: Të bashkohemi për t’i përzënë zuzarët nga qeverisja

Teksa në Kuvend zhvillohej seanca e parë plenare për këtë sesion parlamentar, jashtë godinës ‘Lëvizja Bashkë” zhvilloi protestë.  Kreu i kësaj force politike, Arlind Qori deklaroi se qytetarët duhet të bashkohen për të rrëzuar qeverinë dhe për të bërë sipas tij, një shtet të drejtë dhe demokratik.  “A mund ta përfytyrojmë Shqipërinë si një vend, ku personat me aftësi ndryshe, nuk marrin lëmoshë 10 mijë lekë nga shteti, por integrohen tërësisht në jetën ekonomike dhe sociale të vendit, a mund ta përfytyrojmë Shqipërinë, si një vend ku nuk duhet 100-150vite jetë ku të paguhej kredia për shtëpinë, a mund ta përfytyrojmë Shqipërinë, si një vend ku lulëzon e zhvillohet sporti, shkenca, arti, filozofia, ku demokracia nuk është pallavër, por realitet konkret që ndërtohet përditë nga qytetarë aktivë nga vendi ynë. Përfytyrimi ynë është i rrezikshëm...