Lëvizja Bashkë protestë para Kuvendit, Muçi: Rama po e mbron ish-zv.kryeministren e tij, ndërkombëtarët të reagojnë!

Lëvizja Bashkë protestë para Kuvendit, Muçi: Rama po e mbron ish-zv.kryeministren e tij, ndërkombëtarët të reagojnë!

Lëvizja Bashkë po zhvillon një protestë para godinës së Parlamentit, ku kërkon heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut. Në protestën me moton ‘sa më i madh skandali, aq më e madhe mbrojtja’ janë bashkuar disa dhjetëra qytetarë, një pjesë e të cilëve me pankarta anti-qeveritare në duar. Gjatë një interviste deputeti i Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi, deklaroi nga protesta se kryeministri Edi Rama përmes mbrojtjes që sipas tij po i ofron Ballukut, kërkon t’u japë një mesazh njerëzve të vet se do i mbroj nëse bëjnë korrupsion. Muçi tha gjithashtu se ka një përplasje mes sistemit Ekzekutiv dhe atij Gjyqësor, teksa shtoi se veprimet e kryeministrit Rama për mbrojtjen e Ballukut, po minojnë Reformën në Drejtësi. “Ne kemi organizuar disa protesta për të ushtruar një...