Letra Rama-Vuçiç për BE-në, këshilltari i Vjosa Osmanit: E pa vend dhe gabim i rëndë

Letra Rama-Vuçiç për BE-në, këshilltari i Vjosa Osmanit: E pa vend dhe gabim i rëndë

Kreshnik Çollaku, këshilltari i presidentes së Kosovës Vjosa Osmani ka dalë kundër letrës së përbashkët Rama-Vuçiç, drejtuar vendeve të Bashkimit Europian për procesin integrues të dy vendeve të Ballkanit Perëndimor. Në një prononcim për mediat shqiptare, Çollaku e ka cilësuar nismën e Ramës dhe Vuçiç, si “totalisht të pavend, të pamend dhe një gabim”, duke argumentuar se ajo dëmton drejtpërdrejt interesat e Kosovës dhe përsërit dështimet e së kaluarës. ‘Më duket, më duket totalisht e pavend, më duket e pamend, një gabim dhe rikthim në një rrobë të vjetër siç ishte Open Balkan-is, praktikisht kjo është një model, është e njëjta mendësi. Nuk e kuptoj pse zoti Rama nuk i reziston tundimit për t’u zhytur në të tilla marrëdhënie të paqarta me Beogradin dhe me...