Lea Ypi largohet e zhgënjyer: Mirupafshim Shqipëri, llaçin e shpifjeve ta kam lënë në derë
Shkrimtarja Lea Ypi ka njoftuar mes notash zhgënjimi largimin e saj përfundimtar nga Shqipëria. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Lea Ypi është shprehur se do të mbajë me vete çdo takim të këtyre ditëve, fjalët nxitëse, vërejtjet, komentet e kritikat e të rinjve. Ypi shtoi gjithashtu se kishte përshtypjen se bota sot i ngjan labirintit të minotaurit, ku sipas saj, gjithkush kërkon shpëtim nga përbindëshat e dukshëm e të padukshëm. Postimi i Lea Ypit: Mirupafshim Shqipëri. Llaçin e shpifjeve dhe pluhurin e konspiracioneve biografike, ideologjike, gjeopolitike, sociale, materiale e sa e sa të tjera më kanë dëgjuar veshët e parë sytë për veten këto ditë, ti kam lënë në derë. Në fund të fundit hiçi dixhital e mediatik mbi diçka duhet ngritur që atij...
Burimi:
javanews.al