Largohen protestuesit, Berisha njofton datën e protestës së radhës
Pas përfundimit të seancës së sotme plenare, kryedemokrati Sali Berisha iu bashkua protestuesve të thirrur para Parlamentit, e më pas shkoi në selinë blu. Nga ambientet e jashtme të selisë, Berisha njoftoi se protesta e ardhshme e opozitës është më 22 mars. “Me 22 mars, e gjithë Shqipëria në Tiranë. E gjithë Tirana në rrugë. Të vazhdojmë kryengritjen tonë paqësore gjer në fitoren përfundimtare. Fitore, fitore, fitore!“, u shpreh ai për gazetarët, pa iu përgjigjur asnjë prej pyetjeve të tyre. Sakaq, nga fjalimi i mbajtur para protestuesve nga Parlamenti, Berisha u shpreh se “Rama shënoi fundin e tij politik”, nga votimi i bërë sot në Kuvend për çështjen Balluku. “Të dashur miq,Sot, Edi Rama, kreu i organizatës kriminale, shënoi vetëvrasjen e tij politike. Shënoi fundin...
Burimi:
javanews.al