Lapaj tregon pse ka refuzuar ftesën e Berishës për një protestë: Duhet reagim i qytetarëve, jo i kryetarëve
I ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24, Adriatik Lapaj ka shpjeguar arsyet pse refuzoi ftesën e Sali Berisha për bashkim në një protestë të përbashkët opozitare. Lapaj theksoi se opozita duhet parë më gjerë dhe të mos kufizohet vetëm te partitë politike. Sipas tij, në një lëvizje opozitare duhet të përfshihen qytetarët, grupet e interesit dhe forcat e vogla politike, duke theksuar se protesta nuk duhet të jetë “e kryetarëve”, por një reagim qytetar kundër qeverisjes. Ai u shpreh i habitur me qëndrimin e Partisë Demokratike, duke thënë se megjithëse ka deklaruar për javë të tëra se do të përballet me qeverinë, nuk ka ndërmarrë hapa konkretë proteste në terren, veçanërisht përpara Kryeministrisë. Lapaj bëri thirrje për një qasje të re: “Ka një kohë...
Burimi:
javanews.al