Lapaj thirrje opozitës të protestojë 24 orë në shesh: Duhet qeveri tranzitore 12-mujore dhe kod i ri zgjedhor
Kreu i Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj, deklaroi se forca që ai drejton është e gatshme për bashkëpunim me faktorët opozitarë, por vetëm nëse plotësohen disa kushte thelbësore që, sipas tij, i shërbejnë interesit të vendit dhe jo pazareve politike. Në një lidhje live nga Kryeministria për A2 CNN, në Ditarin e pasdites nga Pandi Gjata, Lapaj theksoi se opozita duhet të angazhohet në një protestë të pandërprerë 24 orë në ditë deri në arritjen e një zgjidhjeje politike. Ai propozoi krijimin e një komiteti qytetar për qeverinë tranzitore, e cila sipas tij duhet të ketë mandat 12-mujor dhe të përbëhet nga profesionistët më të mirë për të përgatitur zgjedhje të lira dhe demokratike. Një tjetër kusht ishte që tryezat politike të zhvillohen në shesh, pa...
Burimi:
javanews.al