Lapaj pas vendimit të Kushtetueses për Ballukun: Qeveria nuk ka legjitimitet, u bë avokate e zv/kryeministres
Kreu i Lëvizjes Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj, reagoi sot menjëherë pas vendimit të Kushtetueses, që mori vendim mbi çështjen “Balluku”, duke lënë në fuqi masën e pezullimit nga detyra të GJKKO, e kërkuar nga SPAK dhe rrëzoi ankimimin e kryeministrit Edi Rama. Me një postim në rrjetin social Facebook, ai nënvizon se qeveria dhe Rama penguan drejtësinë dhe Kushtetuesen që të merrte një vendim dhe se takn ekzekutivi nuk ka më legjitimitet. “U provua nga Gjykata Kushtetuese se Këshilli i Ministrave dhe Edi Rama penguan drejtësinë me veprimet e tyre. Drejtësia tashmë duhet të shkojë te Edi Rama!”, shkruan ai. Dhe ndrësa kërkon që drejtësia të ecë para në hetimet e saj, duke shkuar më lart në piramidë të ekzekutivit, thekson se qeveria nuk ka...
Burimi:
ntv.al