“Lapaj nuk na vendos dot kushte”, reagon zyrtari i PD: Nuk i imponohet dot Berishës!

“Lapaj nuk na vendos dot kushte”, reagon zyrtari i PD: Nuk i imponohet dot Berishës!

Ted Kopliku, drejtues i Departamentit Brain Gain në Partinë Demokratike, në një lidhje direkte me studion e “Terminal” nga Aurora Sulçe, në A2CNN, deklaroi se Adriatik Lapaj nuk mund t’i vendosë kushte PD-së. “Nëse zoti Lapaj merret me politikë, duhet të pranojë një raport forcash mes partive në Shqipëri. Kushtet që vendos Lapaj, duken sikur është ai drejtuesi i gjithë opozitës shqiptare. Nuk ka logjikë. “Shqipëria Bëhet” dhe partitë e tjera si ajo ekzistojnë vetëm duke kundërshtuar Partinë Demokratike. Këto ekzistojnë duke thënë “nuk jemi si ata”. Kanë rënë në kurthin e vet. Ata kërkojnë të njëjtat gjëra që kërkon edhe PD-ja. Por, nuk shoh zgjatje dore ndaj PD-së”, tha Kopliku. “Zoti Lapaj foli se si është normalizuar e keqja në vend. Pjesë e këtij...