Lapaj ironizon protestën e Berishës: Rama s’mundet me kapsolla. Duhet bashkim përtej flamujve politike
Kreu i Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adritak Lapaj ka nisur protestën e tij, pas përfundimit të protestës së Partisë Demokratike. I vendosur përpara Kryeministrisë, Lapaj tha se është shumë e rëndësishme që bashkimi të jetë përtej flamujve politik. “Duhet bashkim përtej flamujve politik. Kjo punë nuk zgjidhet me turizëm protestash, por me protesta që nuk ndalem. Me njerëz që dinë çfarë është demokracia dhe luftojnë për të. Duhet të bashkohemi sa më shumë. Të ndryshojmë këtë histori. Të vendosim standard të tjera. Nuk mund të vazhdojmë më me fasadë”, tha ai. Gjatë fjalës së tij Lapaj tha se Rama dhe regjimi i tij nuk mundet dot me kapsolla. Ai bëri thirrje për rezistencë dhe protesta masive. “Për dy orë hymë në rezistencën e16. Rama dhe regjimi i tij mundet me rezistencë nuk mundet dot me kapsolla. Se...
Burimi:
javanews.al