Lapaj i jep ‘strategjinë’ Berishës: Rama nuk ikën me molotovë dhe flamuj partiakë…

Lapaj i jep ‘strategjinë’ Berishës: Rama nuk ikën me molotovë dhe flamuj partiakë…

Adriatik Lapaj, në një lidhje direkte me studion e “Ditarit të Pasdites” nga Pandi Gjata deklaroi se Edi Rama nuk rrëzohet nga pushteti me molotov. “Kur para 16 ditësh nisa me një karrige të dilja këtu te Kryeministria, ju jeni dëshmitarë që asnjë protestë nuk ishte në qytet, edhe pse vendi po dëshmonte një nga vjedhjet më barbare që mund të imagjinohej. Në këto 16 ditë që kanë kaluar është rritur intensiteti i të gjitha grupimeve politike, por edhe grupeve shoqërore në organizim të aktiviteteve qytetare përballë hajdutërisë. Është intensifikuar debati publik dhe është kthyer në qendër të vëmendjes reagimi për këtë çështje. Unë mendoj që tashmë i gjithë fokusi dhe vëmendja publike është orientuar aty ku duhet dhe presioni tashmë duhet të rritet. Që...