Burimi:
javanews.al
Foto © javanews.al
“Lapaj duhet të mësojë…”, Boçi: Për Salianjin nuk ka vendim për përjashtim!
Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, tha se Adriatik Lapaj dhe lëvizja e tij duhet të bashkohet me opozitën, për të arritur rrëzimin e Edi Ramës, që sipas tij është çështje kohe. “Zoti Lapaj është në një moshë politike ku duhet të mësojë shumë nga politika, nga të qenit në opozitë, dhe duhet ta dijë shumë mirë se është qëllimi ai që bashkon opozitën, është qëllimi që bashkon qytetarët dhe është qëllimi ai që nxjerr fitues, nëse përqendrohesh tek ai. Nëse ti përpiqesh ta atakosh qëllimin, gjoja duke e përkrahur, por në një regjistër më të lartë sesa e lejon “kostumi politik”, nuk është se e favorizon qëllimin, përkundrazi, e dëmton. Kjo e dëmton edhe vetë zotin Lapaj”, tha Boçi. Ai shtoi se lajmi për...