Lamallari viziton në spital policët e plagosur: Pabesi të përdorësh të miturit për të sulmuar me molotovë

Lamallari viziton në spital policët e plagosur: Pabesi të përdorësh të miturit për të sulmuar me molotovë

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, ka vizituar në Spitalin e Traumës punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët mbetën të plagosur gjatë protestës së opozitës. Lamallari dënon ashpër dhunën ndaj uniformave blu, duke theksuar se përdorimi i molotovëve dhe mjeteve të tjera të rrezikshme ndaj efektivëve që ishin në krye të detyrës për garantimin e rendit dhe sigurisë është i papranueshëm. Ai ngriti gjithashtu shqetësimin për përfshirjen e të miturve në akte dhune, duke e cilësuar këtë si një akt të rëndë manipulimi dhe shfrytëzimi. Sipas tij, përdorimi i fëmijëve për të ndezur molotovë apo për të hedhur fishekzjarre ndaj institucioneve përbën një shkelje të rëndë dhe një përgjegjësi penale për ata që i nxisin. “Në Spitalin e Traumës për të parë nga...