Lamallari: Nga amnistia penale do të përfitojnë 1290 të dënuarit për vepra të lehta, si dhe të paraburgosur

Lamallari: Nga amnistia penale do të përfitojnë 1290 të dënuarit për vepra të lehta, si dhe të paraburgosur

Në një intervistë për emisionin “Tema e Ditës”, ministri i Drejtësisë Besfort Lamallari foli gjerësisht për amnistinë penale, problematikën e paraburgimit dhe ndryshimet e fundit në Kodin Penal e Kodin e Procedurës Penale. Ai e cilësoi amnistinë si një lajm të mirë për të gjithë të dënuarit për vepra të lehta penale dhe për të paraburgosurit, duke theksuar se kjo është një nismë humane dhe një hap i rëndësishëm drejt përmirësimit të sistemit të drejtësisë. Ministri u ndal fillimisht tek çështja e paraburgimit, duke e konsideruar atë një problem të madh të evidentuar jo vetëm nga qeveria shqiptare, por edhe nga organizma ndërkombëtarë si Këshilli i Europës dhe Komisioni Europian. “Ne kemi ngritur më herët shqetësimin e paraburgimit, e cila është një e dhënë shqetësuese...