Lamallari ironizon opozitën: Për kallëzimet ‘pushka top’, por do mbani përgjegjësi për shpifjet
Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari ka ironizuar deputetët e opozitës duke thënë se mund të bëjnë kallëzime sa të duan, por do të mbajnë përgjegjësi për shpifjet. “Është Ministria e Drejtësisë që komunikon me Komisionin Europian. Ka shumë të drejtë deputeti Manja kur thotë që e gjitha është për ta marrë flamurin, kishit mundësi shumë vite ta merrnit flamurin, nuk e morët. Gazetarët dënoheshin atëherë me ligj. Keni merakun, meqë u hap kjo e dekriminalizimit të shpifjes, meqë bëhet për gazetarët, përfitojmë edhe ne se dy gjëra na kanë ngelur, ose shpifja ose gjysmë kallëzimet, kërkesat për informacione që i paraqisni si kallëzime. Për këtë të dytën, pushka top, për shpifjet jo, do të mbani përgjegjësi.”, theksoi ai.
Burimi:
javanews.al