Laçi: Irani pengesa e fundit e Izraelit, pas tij e ka radhën Turqia

Laçi: Irani pengesa e fundit e Izraelit, pas tij e ka radhën Turqia

Eksperti ndërkombëtar Marlind Laçi, i ftuar në “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, analizoi situatën në Lindjen e Mesme. Ai theksoi se Irani është mburoja e parafundit për krijimin e “Izraelit të Madh”. Sipas tij, nëse bie Irani, do të kemi një përballje finale mes Izraelit dhe Turqisë. Pjesë nga biseda: Laçi: Interesant është se ajo që vritet e para në luftë është e vërteta. Tani çdokush mund të marrë një video dhe të dërgojë mesazhin e caktuar. Vërtet, shtëpia dhe zyra e Netanyahut është goditur me raketa, ky është një fakt, por nuk dihet vërtet fati i Netanyahut dhe nëse videoja me ambasadorin amerikan është e krijuar me IA. Borakaj: Por kishte dialog të gjatë. Laçi: Ambasadori është me prirje të...