Ky nuk na pëlqen, largoje/ Rakipi: PD ka frikë nga Ergys Mërtiri, jo më të rrëzojnë Edi Ramën
Në hyrje të emisionit ku po diskutohej për protestën e opozitës, moderatori Ylli Rakipi deklaroi se PD nuk do të përfaqësohej nga asnjë eksponent, pasi i ftuari Klevis Balliu kishte kërkuar, pas urdhrit të partisë, largimin nga studio të analistit Ergys Mërtiri, kërkesë që Rakipi nuk e ka pranuar. Moderatori sqaroi se të gjithë eksponentët e PD janë të mirëpritur në studio, por nuk mund të përcaktojnë panelin. Ylli Rakipi: Pasi mori leje te drejtori i Komunikimit, Balliu kërkoi përjashtimin nga emisioni të Ergys Mërtirit. Duke qenë se këto kushte nuk mund të pranohen, Klevisi nuk është sot në studio. Nikoll Lesi: Fakti që akuzojnë analistët dhe në vend të shkojnë me vrap deputetët në çdo studio, për të përçuar dhe për të mbrojtur idenë e opozitës…...
Burimi:
ntv.al