“Ky është modeli i Ramës, beton për oligarkët…”/ Përmbytjet në vend, Salianji: Projekte fasadë, mln euro dështim

“Ky është modeli i Ramës, beton për oligarkët…”/ Përmbytjet në vend, Salianji: Projekte fasadë, mln euro dështim

Ka reaguar ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji lidhur me situatën kritike të shkaktuar nga përmbytjet e sotme në Durrës. Përmes një deklarate, Salianji kritikon qeverisjen, duke e cilësuar situatën si pasojë të investimeve të dështuara, projekteve fasadë dhe shpërdorimit të fondeve publike miliona euro. Salianji akuzon institucionet për mungesë përgjegjësie dhe ndihme ndaj qytetarëve të prekur, duke theksuar se infrastruktura ka dështuar përballë motit të keq, ndërsa banorët janë lënë në baltë nga ajo që e quan “model abuziv qeverisje” të cilës i duhet dhënë fund, shton ai. Tenderi i hidrovorit ashtu si veliera janë bërë për të vjedhur miliona Euro, vijon Salianji duke theksuar se “ndërkohë hidrovori që duhet të pomponte ujërat ka pompuar miliona Euro për xhepat e klientëve të pushtetit por...