Kuvendi zvarrit heqjen e imunitetit për Ballukun, PD: Operacion i koordinuar Kuvend- Kushtetuese

Kuvendi zvarrit heqjen e imunitetit për Ballukun, PD: Operacion i koordinuar Kuvend- Kushtetuese

Kryeministri Edi Rama, përmes kryeparlamentarit Niko Peleshi, ka zvarritur sërish heqjen e imunitetit për zëvendëskryeministren Belinda Balluku, që do t’i hapte rrugë arrestimit të saj. Ndërsa Kuvendi shtyu mbledhjen e Këshillit të Mandateve me justifikimin për të pritur vendimin e Gjykatës Kushtetuese, kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, e cilësoi këtë si një operacion të koordinuar mes dy institucioneve për të bllokuar SPAK-un, me urdhër të Edi Ramës. Kryeministri Edi Rama dhe mazhoranca socialiste, përmes kreut të Kuvendit, Niko Peleshit, kanë shtyrë sërish heqjen e imunitetit të zëvendëskryeministres Belinda Balluku, që do t’i hapte rrugë arrestimit të saj, me kërkesë të SPAK-ut. Një ditë pasi Gjykata Kushtetuese njoftoi se do të marrë më shumë kohë për vendimin lidhur me pezullimin e Ballukut nga...