Kuvendi voton deklaratën, kërkon shpalljen të pafajshëm të drejtuesve të UÇK-së
Kuvendi i Shqipërisë miratoi një deklaratë të enjten në të cilën shprehet mbështetja për krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe shpalljen e tyre të pafajshëm. Deklarata u propozua nga kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla dhe u hartua nga dy deputetët, Igli Hasani nga PS dhe Tritan Shehu nga PD. Deklarata e plotë Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, në ushtrimin e kompetencave të veta kushtetuese dhe në përmbushje të rolit të vet si përfaqësues i vullnetit të popullit shqiptar, shpreh shqetësimin e thellë për kërkesën përfundimtare të Prokurorisë Speciale të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi. Kuvendi i Shqipërisë, duke mbajtur parasysh të vërtetën historike të luftës çlirimtare...
Burimi:
opinion.al