Kuvendi miraton pa praninë e opozitës rezolutën, Irani shpallet shtet terrorist dhe sponsor i terrorizmit
Kuvendi ka miratuar rezolutën e paraqitur nga grupi parlamentar i PS-së dhe shpall Iranin shtet terrorist.Me 79 votat e mazhorancës socialiste, pas fjalës së mbajtur nga kreu i grupit Taulant Balla, u kalua rezoluta e propozuar.Pati vetëm një abstenim nga deputeti i Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi, ndërsa prezent nga opozita ka qenë edhe deputeti Erald Kapri.58 deputetë të opozitës, kryesisht PD, nuk ishin prezent në këtë seancë, pasi e quajtën axhendë personale të kryeministrit Edi Rama dhe fasadë. Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt...
Burimi:
sarandanews.com