Kuvendi miraton ndryshimet në qeverinë Rama pa praninë e tij, shkarkimet dhe emërimet marrin mbi 80 vota
Mes kaosit, 7 anëtarët e rinj të kabinetit qeveritar morën këtë të enjte votëbesimin e Kuvendit.Berisha, i rrethuar nga ligjvënësit e tjerë demokratë, zaptoi foltoren në momentin që nisi votimi për ndryshimet në qeveri, ndërsa socialistët shoqëronin çdo votim me duartrokitje.Për Albana Koçiun zv.kryeministre, Toni Gogun Ministër të Drejtësisë, Besfort Lamallarin të Brendshëm, Erjona Ismailin Ministre Shteti për Parlamentin, Ferit Hoxhën kryediplomatin e ri, Ermal Nufi te Mbrojtja si dhe për Enea Karakaçin, që zëvendëson Belinda Ballukun te Infrastruktura dhe Energjia, votës së socialistëve iu bashkuan edhe kartonët jeshilë të deputetëve të Partisë Social-Demokratike.Hoxha, Karakaçi dhe Nufi, që vijnë rishtazi në qeveri, votëbesimin e ndoqën nga lozhat e Kuvendit. Para se të konfirmonte krerët e rinj në dikastere, Kuvendi votoi edhe shkarkimet e tashmë ish...
Burimi:
sarandanews.com