Kuvendi miratoi deklaratën për pafajësinë e liderëve të UÇK-së, Spiropali: Lufta për Çlirimin e Kosovës, dritë për gjithë kombin shqiptar

Kuvendi miratoi deklaratën për pafajësinë e liderëve të UÇK-së, Spiropali: Lufta për Çlirimin e Kosovës, dritë për gjithë kombin shqiptar

Kuvendi i Shqipërisë miratoi një deklaratë në mbështetje të së vërtetës historike të luftës çlirimtare të Kosovës, duke e cilësuar atë një përpjekje legjitime për liri dhe dinjitet. Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme përshëndeti qëndrimin dhe u angazhua ta mbrojë atë në çdo forum ndërkombëtar, duke kundërshtuar çdo përpjekje për barazimin e viktimës me agresorin dhe duke shprehur solidaritet me Kosovën. Deklaratë e Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme Sot, Kuvendi i Shqipërisë foli me një zë për të vërtetën e luftës çlirimtare të Kosovës dhe për dinjitetin e atyre që e mbajtën mbi supe atë barrë historike. Ishte një zë që nuk vinte vetëm nga salla e parlamentit, por nga kujtesa e një kombi që e di çfarë do të thotë...