Kuvendi merr në shqyrtim ankesat e 800 banorëve të “Durrësit të Ri”, Xhafaj mbledh Komisionin

Kuvendi merr në shqyrtim ankesat e 800 banorëve të “Durrësit të Ri”, Xhafaj mbledh Komisionin

Komisioni i posaçëm parlamentar për Nismat Qytetare, nën drejtimin e Fatmir Xhafaj, ka nisur zyrtarisht punën për shqyrtimin e peticionit të banorëve të zonës së ish-Kënetës në Durrës. Në mbledhjen e sotme, komisioni miratoi kalendarin e punës për periudhën 9–27 shkurt 2026, ku fokusi kryesor do të jetë situata e rënduar nga përmbytjet në këtë zonë. Çfarë kërkojnë qytetarët? Peticioni, i nënshkruar nga mbi 800 banorë, i drejtohet Bashkisë Durrës, por për dijeni edhe Kuvendit dhe Qeverisë. Banorët kërkojnë ndërhyrje urgjente në infrastrukturë për të parandaluar përsëritjen e përmbytjeve masive, si ato që ndodhën në janar dhe shtator të vitit 2025. Bashkërelatori Onid Bejleri prezantoi planin e veprimit, i cili përfshin vizita faktmbledhëse në terren në zonën e “Durrësit të Ri”, seanca dëgjimore me banorët...