KUVENDI LIVE! Mazhoranca voton sot rezolutën kundër Iranit, PD bojkoton seancën

KUVENDI LIVE! Mazhoranca voton sot rezolutën kundër Iranit, PD bojkoton seancën

Kuvendi mblidhet sot për votimin e projektrezolutës për shpalljen e Iranit shtet sponsor të terrorizmit, çështje kjo e cila ka sjellë përplasje mes opozitës dhe mazhorancës. Seanca plenare e kësaj të marte (17 mars) zhvillohet në një klimë tensioni politik, pas vendimit të Partisë Demokratike për ta bojkotuar atë. Vendimi i opozitës shkaktoi reagimin e menjëhershëm të mazhorancës, ndërsa një ditë më parë kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, e cilësoi bojkotin si të dëmshëm dhe hodhi poshtë akuzat për shkelje të procedurave në thirrjen e Kuvendit. Balla theksoi se thelbi i seancës lidhet me një çështje me rëndësi kombëtare dhe gjeopolitike. Sipas tij, në rendin e ditës është shqyrtimi i një projektrezolute të propozuar nga socialistët “Për shpalljen e Republikës Islamike...