KUVENDI LIVE! Lamallari përballë opozitës, Tabaku kërkon interpelancë me Ramën

KUVENDI LIVE! Lamallari përballë opozitës, Tabaku kërkon interpelancë me Ramën

Këtë të enjte, 2 prill, Kuvendi do të mblidhet një seancë plenare, në rendin e së cilës parashikohet një interpelancë me ministrin e Brendshëm, Besfort Lamallarin. Diskutimet do të fokusohen te emërimet në radhët e policisë dhe situata e kriminalitetit brenda saj. Një nga çështjet që pritet të dominojë debatin është marrja e detyrës së drejtorit të Policisë nga Skënder Hita, e cila pritet të jetë në qendër të përballjes mes deputetëve të opozitës me ministrin e Brendshëm. Më tej, ministri Lamallari do t’u përgjigjet pyetjeve të deputetëve Arjan Ndoja dhe Erald Kapri. Në rendin e ditës është përfshirë edhe një interpelancë e kërkuar nga Jorida Tabaku me kryeministrin Rama, lidhur me Korporatën Shqiptare të Investimeve. Megjithatë, mbetet e paqartë nëse kreu i qeverisë do...