Kuvendi i Lezhës, model i racionalitetit politik
Lezha mbetet standardi. Jo si mit i ngrirë në kohë, por si paradigmë e gjallë e unitetit funksional. Ajo i fton elitat e sotme të dëshmojnë jo përmes retorikës, por përmes kapacitetit për të ndërtuar konsensus strategjik në kohë sfidash. Në këtë kuptim, uniteti nuk është luks politik, ai është imperativ historik dhe domosdoshmëri strategjike. Nga Prof. Dr. Skënder Asani* Përvjetori i 2 marsit 1444 nuk përfaqëson thjesht një datë në kalendarin e memories kombëtare, por një pikë referimi strategjike për mënyrën se si elitat shqiptare kanë ditur dhe duhet të dinë të reagojnë në momente rreziku ekzistencial. Mbajtja e Kuvendi i Lezhës nën udhëheqjen e Gjergj Kastrioti Skënderbeu përfaqëson një akt të ndërgjegjshëm të transformimit të fragmentimit politik në unitet funksional. Ai ishte një...
Burimi:
javanews.al