Kuvend, Spiropali: Shqipëria sot formëson vendime në tryezat ndërkombëtare
Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, prezantoi projektligjin “Për Shërbimin e Jashtëm në Republikën e Shqipërisë”, duke theksuar se ai përfaqëson një hap politik dhe institucional për përshtatjen e diplomacisë shqiptare me sfidat e reja globale. Spiropali u ndal te zhvillimet ndërkombëtare, ku tha se shtetet sot nuk gjykohen më vetëm nga madhësia, por nga qartësia e orientimit të tyre strategjik. Ajo nënvizoi se Shqipëria ka zgjedhur qartë rrugën e saj dhe sot është një vend që formëson vendime në tryezat ndërkombëtare. “Lufta është rikthyer në kontinentin evropian. Tensionet në Lindjen e Mesme forcojnë rivalitetin global dhe kjo po e bën rendin global më të paqëndrueshëm. Shtetet nuk gjykohen më vetëm nga madhësia e tyre, por edhe nga qartësia e orientimit të...
Burimi:
javanews.al