Kuvend/ Pr.rezoluta për shpalljen e Iranit shtet terrorist, PD: S’ka rend dite

Kuvend/ Pr.rezoluta për shpalljen e Iranit shtet terrorist, PD: S’ka rend dite

Sot në orën 10:00 Kuvendi do të zhvillojë një seancë plenare me qëllim miratimin e projektrezolutës për shpalljen e Iranit “shtet financues të terrorizmit”. Në projektrezolutën e paralajmëruar më herët edhe nga kryeministri Rama, i kërkohet qeverisë shqiptare që menjëherë pas miratimit nga Kuvendi, ekzekutivi të shpallë organizata terroriste Hezbollahun dhe Pasdaranët. Drafti dënon sulmet kibernetike të Iranit kundrejt institucioneve të Shqipërisë, ku i fundit ishte ndaj Kuvendit dhe u bën thirrje vendeve të tjera demokratike dhe organizatave ndërkombëtare që të shqyrtojnë masa të koordinuara kundër terrorizmit të sponsorizuar nga shtetet dhe të forcojnë bashkëpunimin ndërkombëtar në luftën kundër këtyre kërcënimeve. Por ndërsa kjo rezolutë është cilësuar “nevojë urgjente” nga socialistët, demokratët kanë deklaruar se do ta bojkotojnë seancën. “Kjo nuk është një seancë normale...