Kuvend/ Kumbaro: Ndërtimi i shkollës “Edith Durham” ka përfunduar, shumë shpejt nxënësit kthehen në një mjedis modern dhe funksional

Kuvend/ Kumbaro: Ndërtimi i shkollës “Edith Durham” ka përfunduar, shumë shpejt nxënësit kthehen në një mjedis modern dhe funksional

Nga seanca e sotme në Kuvend, ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro njoftoi se ndërtimi i shkollës “Edit Durham” ka përfunduar duke u kthyer në një ndërtesë moderne me standarde bashkëkohore infrastrukturore, me kapacitete të zgjeruara për nxënësit e personelin arsimor, ndërsa po përmbyllet edhe procesi i mobilimit dhe pajisja me mjete didaktike nga ana e Bashkisë Tiranë.  ”Ndërtimi i shkollës “Edith Durham” ka përfunduar. Nuk mjafton të përfundojnë muret, sepse duhet kryer edhe mobilimi, që ka procedurën e vet të prokurimit sipas fazave të buxhetit. Ka nisur procesi imobilimit të ambienteve me orendi dhe mjete didaktike, në mënyrë që shkolla të vihet në funksion të plotë ku Bashkia e Tiranës si autoritet përgjegjës për këtë aspekt është në procedurë për përfundimin e këtij procesi dhe...