Kuvend/ Gogu: Mbyllim hapësirat e tregut të paligjshëm të barnave narkotike dhe lëndëve psikotrope
Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Toni Gogu, ka theksuar rëndësinë e dy projektligjeve lidhur me barnat narkotike dhe lëndët psikotrope, të cilat kanë për qëllim mbylljen e hapësirave të tregut të paligjshëm duke forcuar sigurinë dhe shëndetin publik në vend. Ai theksoi se këto projektligje janë të lidhura ngushtë me forcimin e sundimit të ligjit dhe harmonizimin me standardet ndërkombëtare dhe direktivat e BE-së. “Këto projektligje mbyllin hapësirat e tregut të paligjshëm të barnave narkotike dhe lendeve psikotrope dhe lidhen me sigurinë dhe shëndetin publik, shtetin e së drejtës dhe standarde ndërkombëtare. Ju integrimin e vendin e ktheni në spektakël vetëm për të mos folur hallet e qytetarëve. Mbrohet shëndeti publiku, baza ligjore bëhet më e qartë dhe kontrolluese dhe harmonizohen standardet ndërkombëtare...
Burimi:
javanews.al