Kushtetuesja shqyrton pezullimin e saj nga detyra, Balluku në Kuvend! Shehaj: Dua provat e SPAK! Ajo është ulur aty edhe po tallet

Kushtetuesja shqyrton pezullimin e saj nga detyra, Balluku në Kuvend! Shehaj: Dua provat e SPAK! Ajo është ulur aty edhe po tallet

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj në fjalën e tij kërkoi t’i vihen në dispozicion provat e SPAK të depozituara në Kuvend, në bazë të të cilave kërkohet arrestimi i Belinda Ballukut. Kjo e fundit ndodhet në sallë ndërsa në Gjykatën Kushtetuese po shqyrtohet çështja e pezullimit të zv.kryeministres nga detyra me vendim të GJKKO-së. Kryetari i Kuvendit Niko Peleshi, nuk e ka lejuar Shehajn për të vijuar fjalën e tij. “Ndërkohë që ne flasim, po ndodh diçka historike në Gjykatën Kushtetuese. Në Gjykatën Kushtetuese… Prokuroria i është drejtuar deputetëve për heqjen e imunitetit të zonjës që është ulur aty se do ta arrestojë. Ne si përfaqësues të Partisë Mundësia na është mohuar e drejta për të pasur provat mbi të cilat prokuroria kërkon arrestimin...