Kushtetuesja sërish pa vendim për “Ballukun”, shtyhet çështja
Gjykata Kushtetuese nuk ka arritur sërish të marrë një vendim për ankimin e Këshillit të Ministrave në lidhje me çështjen e Belinda Ballukut, duke e shtyrë për herë të dytë shqyrtimin e saj. Mbledhja në dhomë këshillimi, e zhvilluar këtë të martë, nuk prodhoi një vendimmarrje përfundimtare, duke e lënë çështjen të hapur për një seancë tjetër. Trupa e Gjykatës Kushtetuese po kërkon më shumë kohë për t’u shprehur mbi konfliktin e kompetencave mes Këshillit të Ministrave dhe Prokurorisë së Posaçme, lidhur me pyetjen nëse mund të pezullohet ose jo një anëtar i qeverisë gjatë hetimit penal. Ky vendim konsiderohet me peshë të dyfishtë, pasi ka ndikim jo vetëm juridik, por edhe politik, duke reflektuar drejtpërdrejt në veprimtarinë e Kuvendit dhe të Këshillit të Mandateve....
Burimi:
javanews.al