Kushtetuesja rrëzon Ramën, për Ballukun/ SPAK mund të pezullojë anëtarët e qeverisë

Kushtetuesja rrëzon Ramën, për Ballukun/ SPAK mund të pezullojë anëtarët e qeverisë

Për shkak të mosarritjes së kuorumit prej 5 votash në favor të kryeministrit kërkesa e Edi Ramës për shpalljen si antikushtetues të vendimit të GJKKO që pezulloi nga detyra zv.kryeministren dhe Ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese mbrëmjen e së premtes. Kushtetuesja vendosi të heqë masën e përkohshme të marrë mbledhjen e 12 dhjetorit 2025, duke rikthyer masën e pezullimit nga detyra për Belinda Ballukun. Mësohet se gjyqtarët kushtetues, Marjana Selimi, Sonila Bejtja, Fiona Papajorgji dhe Sandër Beci votuan në favor të kërkesës së kryeministrit. Ata shprehën qëndrim se SPAK duhet të kërkonte autorizim në Kuvend për masën e ushtrimit nga pezullimi nga ushtrimi i funksioneve të Belinda Balluikut, duke e motivuar këtë me faktin se ministri gëzon të drejtat njësoj...