Kushtetuesja mblidhet për Ballukun, shtyhet vendimi për çështjen e pezullimit nga detyra
Edhe sot Gjykata Kushtetuese nuk doli me një vendim për fatin e zëvendëskryeministres Belinda Balluku. 8 gjyqtarët do të përcaktojnë nëse SPAK ka të drejtë apo jo të pezullojë nga detyra një ministër. Përplasja mes Spak dhe kryeministrit Edi Rama nisi në fund të muajit nëntor, kur me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, Gjykata e Shkallës së Parë pezulloi nga detyrat që mban në qeveri Belinda Ballukun. Kryeministri Rama iu drejtua Kushtetueses duke kërkuar shfuqizimin e kësaj mase, e cila sipas tij është në shkelje të ligjit themeltar të shtetit. Gjykata vendosi fillimisht ta kthejë në detyrë Ballukun dhe të pezullojë masën e sigurisë, deri në shqyrtimin në themel të ankimimit te kryeministrit Rama. Në 22 janar Kushtetuesja shqyrtoi në seancë publike këtë çështje duke...
Burimi:
vizionplus.tv