Kushtetuesja lë në fuqi pezullimin e zv.kryeministres Belinda Balluku

Kushtetuesja lë në fuqi pezullimin e zv.kryeministres Belinda Balluku

Belinda Balluku pezullohet nga detyra. Pas një mbledhja maratonë, Gjykata Kushtetuese është ndarë 4-4 për kërkesën e kryeministrit Edi Rama për rrëzimin e vendimit të Gjykatës së Posaçme, e cila vendosi më herët pezullimin nga detyra të zëvendëses së tij. Me votat barazim, kërkesa e Ramës nuk arriti të sigurojë pragun e nevojshëm, duke u konsideruar e rrëzuar. Vendimi i Kushtetueses është miratuar mbrëmjen e së Premtes (6 shkurt 2026), pas një mbledhjeje maratonë mbi 10 orë. Në 20 nëntor 2025, Gjykata e Posaçme pranoi kërkesën e Prokurorisë (SPAK) për pezullimin nga detyra dhe ndalimin për daljen e saj jashtë shtetit të zv.kryeministres dhe njëkohësisht Ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku, pasi akuzohet për shkelje të barazisë në tendera në vlerë mbi 200 milionë euro. Pas...