“Kushtetuesja i jep të drejtë Ramës për Ballukun! Irena Gjoka? Lojë e Belerit, manovër greke”
Juristi Edmond Petraj, i ftuar në emisionin “Puls” në A2 CNN nga Bruna Çifligu, ka komentuar dy nga çështjet më të nxehta të aktualitetit juridik dhe politik, shqyrtimin në Gjykatën Kushtetuese të ankimimit të kryeministrit Edi Rama për pezullimin e Belinda Ballukut dhe debatin rreth gjyqtares Irena Gjoka. Lidhur me seancën e 22 janarit në Gjykatën Kushtetuese, Petraj u shpreh se pret që Kushtetuesja t’i japë të drejtë kryeministrit Rama. Sipas tij, pezullimi i një ministri nuk mund të bëhet përmes rrugës gjyqësore, pasi Kushtetuta ia njeh këtë kompetencë vetëm kryeministrit. “Një ministër ose emërohet, ose shkarkohet nga kryeministri. Pezullimi nuk është parashikuar si mekanizëm”, theksoi ai, duke shtuar se vendimi i Kushtetueses do të shërbejë për të vendosur qartë vijën e demarkacionit mes pushtetit...
Burimi:
javanews.al