“Kush tha që Balluku nuk do të japë dorëheqjen?”/ Arrestimi i zv/kryeministres, Ndreu: Kam informacion se ka kërkuar…
Kryebashkiaku socialist i Lezhës, Pjerin Ndreu, i ftuar në një emision televiziv, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend, duke u ndalur te kërkesa e SPAK për arrestimin e zv/kryeministres Belinda Balluku dhe debatet që kanë shoqëruar këtë çështje. Ndreu u shpreh se ende nuk mund të thuhet me siguri nëse Balluku do të japë apo jo dorëheqjen, duke theksuar se kjo mbetet një mundësi e hapur. Sipas tij, ka informacione se zv/kryeministrja ka kërkuar disa herë të largohet nga detyra. “Kush tha që Balluku nuk do të japë dorëheqjen? Duhet durim. Edhe mund ta japë. Unë kam informacione që ajo e ka kërkuar disa herë dorëheqjen,” deklaroi Ndreu. Ai theksoi se një nga problematikat kryesore lidhet me mënyrën e aplikimit të masave...
Burimi:
sot.com.al