“Kush të tha ty që jo?”, Berisha konfirmon kandidaturën për kreun e PD-së
Sali Berisha do të jetë kandidat për kreun e Partisë Demokratike në zgjedhjet që do të zhvillohen më 23 maj brenda partisë. Gjatë një konference për shtyp sot, 17 mars, Berisha u pyet nëse do kandidojë apo jo. Përgjigja e tij ishte kjo: “Kush të tha ty që jo? Si e bën këtë pyetje”. Një tjetër pyetje iu shtrua edhe nëse ky vendim bie ndesh me atë që quhet neni “Basha” në statutin e PD-së. Sipas Berishës udhëheqësi duhet të japë dorëheqjen kur humbet në kushte normale, jo farsa elektorale. “Neni flet për zgjedhje, jo për farsë elektorale. Në qodtë se ka një realitet absolut të padiskutueshëm është se zgjedhjet ishin farsë elektorale. Sa herë zgjedhjet humben kur ato janë normale është detyrë e atij që...
Burimi:
javanews.al