Kush janë ministrat e rinj të qeverisë Rama
Kryeministri Rama ka ndryshuar kabinetin qeveritar duke bërë zëvendësime dhe largime të ministrave. Ai ka shkarkuar Belinda Ballukun si zv/kryeministre dhe ministre të Infrastrukturës dhe Energjisë. Tashmë këto dy poste nuk do të jenë më të përfaqësuara nga një person i vetëm. Nga kabineti i mëparshëm janë larguar Toni Gogu, Pirro Vengu dhe Elisa Spiropali. Të tre janë zëvendësuar nga emra të rinj, përkatësisht Eriona Ismaili, Ermal Nufi dhe Ferit Hoxha. Ermal Nufi është ministri i ri i Mbrojtjes i cili zëvendëson Pirro Vengun. Nufi mban pozicionin e Zëvendës Sekretarit të Përgjithshëm të Kryeministrisë. Që prej vitit 2013, është licencuar si avokat nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë, ku ka shërbyer edhe si anëtar i Këshillit Drejtues të Dhomës së Avokatëve të Tiranës. Nga viti 2021 z. Nufi...
Burimi:
opinion.al