Kush janë 447 personat që do lirohen pas amnistisë? Flet Ministri Lamallari

Kush janë 447 personat që do lirohen pas amnistisë? Flet Ministri Lamallari

Ministri i Drejtësisë Besfort Lamallari, i ftuar në Klan News, komentoi amnistinë penale, e cila u miratua sot në 6 shkurt nga qeveria. Lamallari tha se nga amnistia kanë përfituar persona që kanë kryer vepra të lehta penale dhe jo ata që janë në burg për krime të rënda si vrasja, terrorizmi etj. Ai tha se nuk kanë përfituar as persona nën hetim apo të dënuar nga GJKKO-ja. Ministri dha edhe detaje, duke thënë se nga 447 personat që do lirohen, 4 janë të mitur, 5 gra dhe 7 shtetas të huaj. “Ka qenë një kënaqësi që miratuam amnistinë penale. Politika penale në Shqipëri duhet të ndryshojë në frymën e standardeve ndërkombëtare. Përmes amnistisë bëmë një hap human. Kjo ndihmon edhe në shmangien e mbipopullimit...