Kush financoi “11 dhjetorin”? Berisha: Hetimi i Kuvendit ka qëllime politike

Kush financoi “11 dhjetorin”? Berisha: Hetimi i Kuvendit ka qëllime politike

Sali Berisha reagoi zyrtarisht për hetimin e SPAK lidhur me paratë e shpenzuara në organizimin e Kuvendit të Rithemelimit në 11 dhjetor të 2021. Thirrjen e bashkëpunëtorëve të tij për të deponuar përpara prokurorëve, kryedemokrati e konsideroi një manovër politike për ta dëmtuar. “Hetimi pasuror i Sali Berishës dhe fëmijëve të tij është bërë me lupë, është finalizuar dhe është dorëzuar me kohë në gjykatë. Ky hetim politik që bëhet nuk ka asnjë lidhje me asnjë hetim pasuror të Sali Berishës dhe fëmijëve të tij. Është një hetim themelorë politike për kuvendin e rithemelimit”, tha Berisha. Pasi distancoi veten nga hetimi i Prokurorisë së Posaçme, gjuhën filloi ta ashpërsonte ndaj SPAK që e ka dërguar në gjykatë. “Jo nuk mund të bëhet ashtu, ajo ndodh...