Kush do të drejtojë Policinë e Shtetit? Rama thërret Lamallarin në Vilën 30, ja çfarë po ndodh
Ndërsa vetëm pas pak minutash do të nisë intervistimi i kandidatëve për postin e drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit, kryeministri Rama dhe ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, po zhvillojnë një takim në Vilën 30. Sot në orën 10:30 zyrtarët e policisë që garojnë për Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit do të kenë fazën e intervistimit. Komisioni në Ministrinë e Brendshme, i përbërë nga zv/ministrja e Brendshme Silva Caka, sekretarja e Përgjithshme i Ministrisë së Brendshme, Kledia Ngjela dhe kreu i AMP-së Eduart Merkaj, kanë vlerësuar dosjet e kandidatëve. Në total për postin e kryepolicit, aplikuan 16 persona, 2 prej të cilave gra që nuk ishin pjesë e Policisë së Shtetit, Ejona Gurbardhi dhe Suela Sulkaj. Këto të fundit u skualifikuan nga...
Burimi:
sot.com.al