“Kur na ka munguar shiu, na është dashur që…”, Rama: Shqipëria, vend sovran në prodhimin e energjisë

“Kur na ka munguar shiu, na është dashur që…”, Rama: Shqipëria, vend sovran në prodhimin e energjisë

Kryeministri Edi Rama në parkun eolik të Tropojës. Parku me kapacitet të pritshëm prej 600 MW, që po zhvillohet nga kompania amerikane CWP është dëshmi se Shqipëria po ecën drejt një të ardhmeje energjetike të fortë dhe të qëndrueshme. Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij tha se tashmë Shqipëria do të jetë një vend sovran në prodhimin e energjisë. “Më vjen shumë mirë që ne sot finalizojmë një përpjekje 2-vjeçare. Një përpjekje e përbashkët me kompaninë e mirënjohur për gjithë procesin përgatitor. Ne shpresojmë që gjithçka të shkojë ashtu siç duhet. Ky park i madh i energjisë së erës në Tropojë, të hyjë në rrjetin e prodhuesve të energjisë së rinovueshme në vendin tonë. Duke pasur parasysh eksperiencën dhe rrugëtimin e suksesshëm të kompanisë,...