Kur drejtësia hyn në oborrin e mbretit, parlamenti del roje te dera!

Kur drejtësia hyn në oborrin e mbretit, parlamenti del roje te dera!

Rasti Balluku duhet lexuar në atë lartësi ku episodet pushojnë së qenuri thjesht episode dhe bëhen prova karakteri për një rend të tërë. Jo si grindje teknike mbi një procedurë. Jo si zhurmë e një seance. Jo si krizë e një emri. Shqipëria pa këto ditë pikërisht çastin kur një qeverisje zbulohet vërtet, çastin kur ligji i afrohet pragut të saj. Deri atëherë, fjala vishet bukur, reforma shpallet me ton solemn, shteti ligjor përdoret si stoli morale për konsum të brendshëm dhe ndërkombëtar. Sapo prekja bëhet reale, dekori bie dhe instinkti i vetëmbrojtjes del më i sinqertë se çdo fjalim. Me këtë rast, Edi Rama rrëzoi vetë pretendimin se mund të jetë njëherësh edhe mbrojtësi i reformës në drejtësi, edhe kufiri i saj i fundit....