Kur do t’i ngjisë Rama shkallët e SPAK? Eugen Beci bën deklaratë e fortë: Kryeministri pritet të..
Debati mbi paprekshmërinë e Kryeministrit përballë drejtësisë së re mori një përgjigje juridike nga ish-prokurori Eugen Beçi. I pyetur në një studio televizive, nëse do ta thërriste Edi Ramën nëse do të ishte sot prokuror i SPAK, Beçi deklaroi se kjo është një domosdoshmëri proceduriale, jo një akt politik. Ai sqaroi se Kodi i Procedurës Penale e përcakton qartë rolin e ‘personit që tregon rrethanat e hetimit’. ‘Janë pjekur kushtet që Prokuroria e Posaçme minimalisht ta thërrasë Kryeministrin e Republikës’, deklaroi Beçi. Ai theksoi se në dosje voluminoze dhe komplekse si ato të inceneratorëve apo koncesionit të sterilizimit, ku vartësit direktë të Kryeministrit (ministra, sekretarë të përgjithshëm) janë nën akuzë ose të arrestuar, është e pamundur që kreu i ekzekutivit të mos ketë dijeni për...
Burimi:
sot.com.al