“Kundër sistemit që vjedh shqiptarët”/ Albana Vokshi: Koha e heshtjes mbaroi, më 10 shkurt maskat bien
Nëpërmjet një reagimi në Facebook, Albana Vokshi ka bërë thirrje që qytetarët të bashkohen masivisht në protestën e sotme në Tiranë. Vokshi shprehet se protesta mbahet kundër një sistemi që mashtron, vjedh dhe tallet me qytetarët shqiptarë. “Maskat bien. Duart që e mbajnë pushtetin nga prapa dalin në dritë. Më 10 shkurt, nuk protestojmë kundër një fytyre, por kundër sistemit që mashtron, vjedh dhe tallet me shqiptarët. Koha e heshtjes mbaroi”, shkruan Vokshi. Protesta kombëtare e thirrur nga Partia Demokratike do të mbahet në orën 17:00 para Kryeministrisë. PD kërkon dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe zv.kryeministres Belinda Balluku pas skandaleve të njëpasnjëshme që dolën në dritë.
Burimi:
sot.com.al