Kundër kalimit të dosjes në gjyq, Erion Veliaj depoziton tjetër ankim në Kushtetuese
Teksa pret datën 20 maj, për shqyrtimin e kërkesës për liri në Kushtetuese, kryebashkiaku i Tiranës ka depozituar një tjetër ankim në këtë gjykatë. Veliaj i kërkon Kushtetueses të shfuqizojë vendimin e 9 shkurtit 2026 të Gjykatës së Posaçme për kalimin në gjykim të dosjes në ngarkim të tij dhe të bashkëpandehurve. Përmes ankimit të depozituar nga avokati i tij Plarent Ndreca, Veliaj pretendon se procesi paraprak ndaj tij në Gjykatën e Posaçme është zhvilluar në shkelje të rëndë të të drejtave themelore të tij. Sipas avokatit, kryebashkiakut i është mohuar koha reale për të analizuar një dosjen me dhjetëra mijëra faqe, i është cenuar parimi i barazisë së armëve në proces, si edhe është trajtuar në një mënyrë që i ka cenuar prezumimin e...
Burimi:
javanews.al